Takimi i 2 shtatorit me Kosovës dhe Serbisë në Uashington, i pranishëm edhe Ramush Haradinaj

Publikuar tek: rajon, më 18:49 14-08-2020 Takimi i 2 shtatorit me Kosovës dhe Serbisë në Uashington, i pranishëm edhe Ramush Haradinaj Ramush Haradinaj

Në takimin e 2 shtatorit në Uashington me sKosovës dhe Serbisë do të jetë i pranishëm edhe Ramush Haradianj.

Lajmin e bën të ditur vetë ish-kryeministri i Kosovës, i cili shprehet se e mirëpret ftesën e të Deleguarit Special të Presidentit Trump.

Haradinaj i bën thirrje Kryeministrit Hoti që këtë herë të ketë qasje serioze në menaxhim dhe në format të temave dhe takimit duke e ruajtur momentumin e lidershipit amerikan.

Ditët e fundit Ramush Haradinaj është përfolur si kandidatura më e mundshme për të marrë postin e Presidentit të Kosovës, nëse Hashim Thaçi vendos të japë dorëheqjen.

"E mirëpres ftesën e të Deleguarit Special të Presidentit Trump për takim në Ëashington me 2 shtator mes Kosovës dhe Serbisë. Takimi i këtij niveli është mëse i mirëpritur dhe i bëj thirrje Kryeministrit Hoti që këtë herë të ketë qasje serioze në menaxhim dhe në format të temave dhe takimit duke e ruajtur momentumin e lidershipit amerikan.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë e vetmja garancë në arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, për njohje reciproke në kufijtë ekzistues duke ruajtur karakterin unitar të shtetit", shkruan Haradinaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0081541538238525
array(1) { ["section"]=> string(98) "takimi-i-2-shtatorit-me-kosoves-dhe-serbise-ne-uashington-i-pranishem-edhe-ramush-haradinaj-217152" }