Takimi i Bashës me qytetarët në Durrës, Nishani i përgjigjet Ramës: Populli po zien nga zemërimi, po mblidhet në çdo cep dhe nuk mund të ndalet më

Publikuar tek: politike, më 15:45 30-05-2020 Takimi i Bashës me qytetarët në Durrës, Nishani i përgjigjet Ramës: Populli po zien nga zemërimi, po mblidhet në çdo cep dhe nuk mund të ndalet më Basha në Durrës

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka komentuar takimin e sotëm të kreut demokrat me banorët e zonës së Kënetës në Durrës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Nishani shprehet i habitur me konstatimet e kryeministrit Edi Rama, sa i takon rrezikut që kanoset nga takimet e Bashës me qyetarët për shkak të pandemisë.

Nishani theksoi se populli po zien nga zemërimi dhe tani ka nisur të mblidhet në çdo cep e nuk mund të ndalet.

Reagimi i Nishanit

Takimi i Kryetarit të Opozitës me popullin që po zien e shpërthen nga zemërimi e urrejtja ndaj mafias që e vjedh, zhvat, varfëron dhe e poshtëron çdo ditë, e paska tmerruar Gangsterrin.

Tani që pandemia është shuar anekënd Evropës, populli qënka në rrezik !!!

Kur pandemia ishte në kulmin e përhapjes dhe vrasjeve , Gangsterri i mblodhi njerëzit e pambrojtur në sallën më masive publike të vendit, Pallatin e Kongreseve !!!!

Keqbërësit duhet të kenë frikë !

Populli ka nisur të mblidhet në çdo cep të Shqipërisë dhe nuk mund të ndalet më !

Kombi nuk e pranon tradhëtinë !

Shqiptarët do të jenë të pamëshirshëm ndaj të ligut !

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092661380767822
array(1) { ["section"]=> string(150) "takimi-i-bashes-me-qytetaret-ne-durres-nishani-i-pergjigjet-rames-populli-po-zien-nga-zemerimi-po-mblidhet-ne-cdo-cep-dhe-nuk-mund-te-ndalet-me-208419" }