Takimi i dy zv.kryeministrave, zbulohet fokusi i mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 20:14 20-11-2017 Takimi i dy zv.kryeministrave, zbulohet fokusi i mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë

Vetëm 1 javë para mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, dy zv.kryeministrat Enver Hoxhaj dhe Senida Mesi kanë zhvilluar një takim dypalësh.

Takimi i zhvilluar në Prishtinë kishte si temë kryesore rakordimin e çështjeve që do të diskutohen në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Korçë më 27 nëntor.

Këtë takim e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, zv.kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj. Në një postim në facebook, Hoxhaj shprehet se tema kryesore ka qenë heqja e taksës së librit, e cila do të mundësonte shkëmbim pa pengesa të dijes dhe ideve mes shteteve.

 “Diskutuam për partneritetin natyral dhe strategjik mes dy vendeve tona, dhe mundësitë e zgjerimit të këtij partneriteti në fusha të ndryshme”, shkruan Hoxhaj ndër të tjera në facebook.

Më poshtë postimi i plotë në facebook: 

Screenshot_26.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013145208358765
array(1) { ["section"]=> string(116) "takimi-i-dy-zv-kryeministrave-zbulohet-fokusi-i-mbledhjes-se-perbashket-te-qeverive-te-kosoves-dhe-shqiperise-100278" }