Takimi i Hotit me Vuçiç, reagon ambasada amerikane në Serbi: Dialogu në Shtëpinë e Bardhë një lajm i mirë

Publikuar tek: bota, më 10:09 14-08-2020 Takimi i Hotit me Vuçiç, reagon ambasada amerikane në Serbi: Dialogu në Shtëpinë e Bardhë një lajm i mirë Ilustruese

Ambasada amerikane në Serbi ka reaguar në lidhje me takimin që do të zhvillohet mes liderit të Kosovës dhe të Serbisë, më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Këtë takim ambasada e ka quajtur një lajm të mirë, që do ta shtynte përpara dialogun e Brukselit dhe do të sillte më shumë stabilitet në rajon.

“Takimi i liderëve të Serbisë dhe Kosovës në Shtëpinë e Bardhë do ta shtynte përpara dialogun e Brukselit dhe do të sillte më shumë stabilitet në rajon”, ka thënë kjo ambasadë përmes një njoftimi në rrjetin social, Twitter.

Fillimisht takimi ishte planifikuar më 27 qershor, por dështoi për shkak se Prokuroria e Hagës, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, gjatë luftës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010246992111206
array(1) { ["section"]=> string(110) "takimi-i-hotit-me-vucic-reagon-ambasada-amerikane-ne-serbi-dialogu-ne-shtepine-e-bardhe-nje-lajm-i-mire-217087" }