Takimi i Ramës në Londër, Berisha publikon VIDEO: I gajasi të gjithë, këtë herë jo me atletet e kuqe

Publikuar tek: politike, më 21:40 26-02-2018 Takimi i Ramës në Londër, Berisha publikon VIDEO: I gajasi të gjithë, këtë herë jo me atletet e kuqe

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një video mjaft të diksutur gjatë ditës së sotme atë të takimit të liderit të qeverisë Rama në Londër.

Berisha ka reagur me atë që ndodhi ndërkoë që po zhvillohej konferanca në Londër, ku nga salla plasën të qeshura me deklaratën e Ramës lidhur me turizmin në Shqipëri.

‘Londra gajaset dhe përqesh Piktorin deshtak! Kësaj rradhe jo për atletet e kuqe por për mufkat jeshile që lëshon!’, ka shkruar Berisha.

Reagimi i plotë:

Londra gajaset dhe perqesh Piktorin deshtak!

Kesaj rradhe jo per atletet e kuqe por per mufkat jeshile qe leshon!

Salla shperthen ne te qeshura kur ai deklaron ne forumin e lidereve te Ballkanit Perendimor se 25 % e turisteve kthehen, nuk vijne ne Shqiperi se nuk kane ku te flene! Ndiqni videon dhe lexoni shenimin e gazetarit. sb

VIDEO/ Rama flet për arritjet e Shqipërisë në Londër, salla plas me të qeshura
16:15, 26/02/2018

Kryeministri ynë shkaktoi të qeshura në sallë, teksa i quajti biznesmenët në Londër depresivë. Ai ndodhet në një samit të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në selinë e BERZH-it në Londër.
“Po shoh gjithmonë e më tepër investues të depresionuar në Londër, kështu që mendoj se Ballkani është destinacion i rëndësishëm për ta provuar e për të ngritur moralin”, tha Rama, i cili shkaktoi dhe të qeshura në sallë. “Më pëlqeni zoti Rama, se jeni gjithmonë provokator”, iu përgjigj moderatori.
Edi Rama ne Londer

Gjatë fjalës së tij Rama tha se “Kemi optimizëm të arsyeshëm se ka burime të reja të mëdha të naftës dhe gazit në Shqipëri dhe rajon. Sidoqoftë do të doja të theksoja turizmin si fokusin kryesor së paku për 10 vitet në vijim, sepse ka një kërkesë të madhe dhe që po rritet shumë. Operatorët tanë turistikë janë të detyruar të kthejnë mbrapsht 25% të kërkesës për shkak të mungesës së infrastrukturës sonë pritëse dhe pse shifrat janë rritur në mënyrë të ndjeshme”.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012058973312378
array(1) { ["section"]=> string(104) "takimi-i-rames-ne-londer-berisha-publikon-video-i-gajasi-te-gjithe-kete-here-jo-me-atletet-e-kuqe-111563" }