Takimi i Yuri Kim me Lleshajn, reagon ambasada: Çfarë u diskutua me ministrin

Publikuar tek: aktualitet, më 14:41 29-01-2020 Takimi i Yuri Kim me Lleshajn, reagon ambasada: Çfarë u diskutua me ministrin Lleshaj dhe Kim

Pas takimit të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj me Ambasadoren e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar ambasada.

 Në postimin e Ambasadës Amerikane thuhet se gjatë takimit të sotëm Kim ka rikonfirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit në përpjekjet e tyre për të luftuar kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. Gjatë takimit, Ambasadorja Kim rikonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit në përpjekjet e tyre për të luftuar kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane.

Lidhur me takimin ka reaguar edhe Lleshaj ku tregon se së bashku kanë ndarë vlerësime të njëjta për disa çështje si nevoja e një faze të re në luftën kundër krimit të organizuar apo roli i pazëvendësueshëm të Policisë së Shtetit për suksesin e reformës në drejtësi.

 “Me kënaqësi prita dhe takova sot Ambasadoren e re të SHBA në Shqipëri, Yuri Kim. Ndamë vlerësime të njëjta për nevojën e një faze të re në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, për rolin e pazëvendësueshëm të Policisë së Shtetit për suksesin e reformës në drejtësi, për projekte të reja bashkëpunimi me SHBA, për thellim të partneritetit mes institucioneve të sigurisë nga të dyja vendet dhe për çështje të tjera me rëndësi”- shkruajti Lleshaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070240497589111
array(1) { ["section"]=> string(82) "takimi-i-yuri-kim-me-lleshajn-reagon-ambasada-cfare-u-diskutua-me-ministrin-193496" }