Takimi Kerry -Bushati, nënshkruhet marrëveshja e partneritetit strategjik

Publikuar tek: aktualitet, më 16:23 20-04-2015 Takimi Kerry -Bushati, nënshkruhet marrëveshja e partneritetit strategjik

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar sot me Sekretarin e Shtetit Amerikan John Kerry, gjatë një vizite zyrtare në Ëashington. Kerry tha se Shqipëria mbetet një mike dhe partnere e fortë e NATO-s e cila ka ndihmuar shumë në transferimin e grupit të rezistencës iraniane si dhe çështje të tjera.

Shqipëria është një mike dhe partnere e fortë e NATO-s. Ajo bashkëpunon ngushtë me SHBA dhe me partnerët e tyre në një numër frontesh të ndryshme. Sot do të kemi kënaqësinë të nënshkruajmë marrëveshjen SHBA-Shqipëri për partneritetin strategjik, që është një përpjekje për të bashkëpunuar më plotësisht për interesin tonë të përbashkët lidhur me luftën kundër terrorizmit, për sigurinë në rajon, kundër ISIS dhe nisma të tjera. Vitin e kaluar në Uells, pata rastin të takohem me Kryeministrin Edi Rama, ku ne diskutuam për shumë nga këto probleme dhe sot ne do ta vazhdojmë këtë diskutim”, tha Kerry gjatë fjalës së tij.

Më thej Sekretari i Shtetit tha se SHBA e mbështet integrimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Shqipëria ka ndihmuar shumë në transferimin e njerëzve të grupit të rezistencës iraniane MEK dhe në çështje të tjera. Ne e mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ata janë në rrugën për të bërë gjërat e nevojshme për këtë anëtarësim. Ne jemi gjithashtu të kënaqur që Shqipëria ka rënë dakord të bëhet mikpritëse e takimit ministerial për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Kjo ka rëndësi për të gjithë, duke patur parasysh njoftimet lidhur me aktet në të cilat është angazhuar ISIS. Ne po punojmë gjithashtu në përpjekjet e përgjithshme rajonale lidhur me luftën kundër ISIS dhe bashkëpunimi i Shqipërisë si anëtare e koalicionit ka qenë absolutisht i rëndësishëm”, tha Kerry.


Lexo edhe: BUSHATI: NË MAJ, SHQIPËRIA DHE SHBA DO TË ORGANIZOJNË SAMITIN KUNDËR EKSTREMIZMIT

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I dënuar me 11 vite burg për vrasje me dashje, arrestohet personi i shpallur në kërkim
Aksidente në Tiranë e Levan, dëme të shumta materiale »
Article Logic
Execution time: 0.013123989105225
array(1) { ["section"]=> string(76) "takimi-kerry-bushati-nenshkruhet-marreveshja-e-partneritetit-strategjik-9255" }