Takimi me aleatët dhe Bashën, Vasili: Opozita e bashkuar do të intensifikojë aksionin shumëplanësh

Publikuar tek: politike, më 09:23 17-09-2019 Takimi me aleatët dhe Bashën, Vasili: Opozita e bashkuar do të intensifikojë aksionin shumëplanësh Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka deklaruar se opozita do të vijojë aksionin e saj.

Vasili ka theksuar se opozita ka dakordësi të plotë për daljen nga kriza

"Opozita e bashkuar do të intensifikojë aksionin shumëplanësh. Kriza shumë e rëndë kushtetuese, politike dhe e përfaqësimit. Dakordësi e plotë për platformë që zgjidh krizën.

Opozita e bashkuar e vetmja garanci për daljen nga kriza. Opozita kërkon hapjen e negociatave jo demagogjinë e radhës. Opozita e vendosur për të çuar deri në fund aksionin e saj. Edi Rama është gjeneruesi e shkaku i krizës dhe jo zgjidhja. Edi Rama i interesuar vetëm që integrimi të dështojë. Mazhorancës i intereson kriza si alibi për grabitjen me koncesione", është shprehur Vasili.

Mbrëmjen e djeshme kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim informal mes aleatët te 'Kantina Duka'. I pranishëm ishte edhe Vasili, pasi Kryemadhi ndodhet jashtë vendit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035234928131104
array(1) { ["section"]=> string(103) "takimi-me-aleatet-dhe-bashen-vasili-opozita-e-bashkuar-do-te-intensifikoje-aksionin-shumeplanesh-178730" }