Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas takimit me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.
Rama njofton se është diskutuar për ecurinë e një sërë projektesh si aeroporti i Vlorës, por edhe për bashkëpunime të reja si programi kundër përmbytjeve.
“Darkë pune me Presidentin Erdogan për ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve; projektet e nisura për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe Air Albania; projektet e reja në turizëm dhe energji; si dhe mbështetjen e Turqisë për programin tonë të ri kundër përmbytjeve”, shkruan Rama.