Takimi me Haradinaj, deputeti i PD zbulon gafën e Edi Ramës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:39 28-09-2017 Takimi me Haradinaj, deputeti i PD zbulon gafën e Edi Ramës

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama priti në një takim zyrtar homologun e tij shqiptar, Ramush Haradinaj në Tiranë.

Së bashku patën edhe një konferencë të përbashkët ku folën për rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve shqipfolëse dhe për projektet në të ardhmen. Po ashtu, Rama ceku edhe çeshtjen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa apeloi Serbinë të heqë dorë nga makthi i së shkuarës.

Luçiano Boçi, deputeti i PD reagon sot përmes një postimi në facebook, duke e titulluar "Gafa" e papranueshme e Ramës në takim me Haradinaj”. 

Ai ironizon deklaratat e Ramës duke i cilësuar një skandal.

"Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO i shërben më shumë Serbisë se sa Kosovës"!!!????
Madje Rama shkoi më tej.
Argumentoi se serbët në Kosovë kanë trashëgimi kulturore më të madhe se sa shqiptarët.
Në këtë pikë kjo është një skandal.
Pasuria etno-kulturore e shqiptarëve është më e madhe se ajo serbe dhe kjo është e provuar.
Madje dhe kishat e stilit bizantin të Deçanit, mendohet se janë ndërtuar mbi bazamentet e kishave më të vjetra të stilit romano-gotik me arkitekturën e së cilës serbët nuk kanë asnjë lidhje.
Rama thjesht foli me gjuhën e Vuçiç e shumë -çiçëve të tjerë që parashtrojnë një tezë të tillë dhe teza të tjera anti-shqiptare”, shkruan Boçi në facebook. 

luciano_boci.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016973972320557
array(1) { ["section"]=> string(64) "takimi-me-haradinaj-deputeti-i-pd-zbulon-gafen-e-edi-rames-93991" }