Takimi me Isa Mustafën, Albin Kurti tregon për çfarë ranë dakord

Publikuar tek: rajon, më 12:49 13-08-2019 Takimi me Isa Mustafën, Albin Kurti tregon për çfarë ranë dakord

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka reagaur pas takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Edhe pse pas këtij takimi asnjëri prej tyre nuk pranoi të prononcohet për mediet, Kurti ka treguar se çfarë biseduan.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se me Mustafën kanë biseduar për situatën aktuale politike dhe se janë dakorduar që të dyja grupet parlamentare LDK dhe Vetëvendosje, më 22 gusht do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin e për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja demokratike.

Postimi i plotë i Kurtit:

Ky ishte takimi i parë me Prof. Isa Mustafën pas rizgjedhjes së tij kryetar i LDK-së.

I urova punë të mbarë dhe shëndet.

Biseduam për situatën politike në vend dhe gjendjen e rëndë ekonomike, për nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit.

Me 22 gusht dy grupet tona parlamentare do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin e për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja demokratike.

Konstatuam që tashmë shpresa po rikthehet te qytetarët, për një të ardhme me drejtësi e përparim.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017884016036987
array(1) { ["section"]=> string(70) "takimi-me-isa-mustafen-albin-kurti-tregon-per-cfare-rane-dakord-175200" }