Takimi me Komisionin e Venecias, Ulsi MANJA zbardh bisedën: Trajtimi i çështjes së presidentit sipas standarteve europiane

Publikuar tek: politike, më 11:17 11-09-2019 Takimi me Komisionin e Venecias, Ulsi MANJA zbardh bisedën: Trajtimi i çështjes së presidentit sipas standarteve europiane Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja

Kreu i Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta Ulsi Manja zbardhi bisedën me delegacionin e Komisionit të Venecias ditën e sotme.

Manja theksoi se trajtimi i çështjes së shkarkimit të presidentit Meta për shkelje kushtetuese do të bëhet me standarte profesionale.

‘’Ndamë pikëpamje midis Komisionit të Venecias dhe Komisionit Hetimor që të trajtohet ky rast. Trajtimi do të bëhet në aspektin ligjor me parime dhe standarte profesionale. Qëllimi është  vendosja e një tradite juridke parlamentare, të parin në llojin e vet’’, u shpreh kreu i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ulsi Manja.

Pas përfundimit të takimit, kreu i delegacionit të Komisionit të Venecias Karlo Tuori shtoi se të dërguarit e Venecias e kanë të qartë nëse Presidenti i Republikës ka shkelur ose jo Kushtetutën me çdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe dekretimin e zgjedhjeve lokale në 13 tetor. Tuori saktësoi se vlerësimi final do të bëhet në 11 tetor kur do të publikohet raporti përfundimtar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025722026824951
array(1) { ["section"]=> string(127) "takimi-me-komisionin-e-venecias-ulsi-manja-zbardh-biseden-trajtimi-i-ceshtjes-se-presidentit-sipas-standarteve-europiane-178048" }