Takimi me kryeministrin kroat, Rama diskuton për çështjen e Ballist Morinës

Publikuar tek: politike, më 20:58 25-01-2018 Takimi me kryeministrin kroat, Rama diskuton për çështjen e Ballist Morinës

Kryeministri shqiptar Edi Rama ditën e sotme gjatë punimve në forumin ekonomik të Davosit është takuar edhe me homologun e tij Andrej Plenkovic.

Në takimin dypalësh mes dy kryeministrave u diskutuan një sërë çështjesh që lidhin dy vendet.

Por ndër të tjera kreu i qeverisë shqiptare Rama ka folur me kryeministrin kroat edhe për çështjen e ekstradimit të Ballist Morinës në Serbi.

Mësohet se Rama i ka kërkuar një trajtim sa më serioz dhe të drejtë për këtë temë homologut të tij Andrej Plenkovic.

Ndërsa nga ana e tij kryeministri kroat e siguroi kryeministrin Rama se rasti i “Ballistit” do të trajtohet me kujdesin maksimal dhe në respekt të legjislacionit dhe konventave ndërkombëtare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071468353271484
array(1) { ["section"]=> string(81) "takimi-me-kryeministrin-kroat-rama-diskuton-per-ceshtjen-e-ballist-morines-107934" }