Ambasadorja e SHBA i bën 'jehonë' përgjigjes së Ramës për Lavrovin më Rusi: Jemi me NATO-n e BE-në dhe jemi krenarë (DEKLARATA)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:24 27-02-2020 Ambasadorja e SHBA i bën 'jehonë' përgjigjes së Ramës për Lavrovin më Rusi: Jemi me NATO-n e BE-në dhe jemi krenarë (DEKLARATA)

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov në Moskë.

Përmes një postimi në Twitter, ajo ka cituar një shprehje të Ramës, në momentin kur korigjoi Lavrov.

Rama u shpreh se Shqipëria është në të njëjtën linjë me aleatët në NATO-n ose BE-në, sepse ka zgjedhur t’i përkas kësaj familje, jo se ndihet e detyruar.

'Askush nuk na detyron. Ne kemi zgjedhur dhe jemi krenarë që i përkasim asaj familjeje të madhe.Do ta shënoj në CV-në time që kam korrigjuar dikur Ministrin Lavrov. Nuk është detyrim, është zgjedhje. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenj me NATO-n ose BE-në sepse jemi të detyruar ta bëjmë, por sepse kemi zgjedhur', citon Kim. 

Kujtojmë që ditën e djeshme, kryeministri ishte në cilësinë e kryetarit të OSBE-së. Ai foli me Lavrov për paqen në zonat e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, por nuk u la pa diskutuar edhe çështja e Kosovës dhe Serbisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjykata e Lartë/ Sot intervistimi i tre kandidatëve nga radhët e juristëve
Zjarr në një pallat në Tropojë, digjen dy banesa »
Article Logic
Execution time: 0.0082728862762451
array(1) { ["section"]=> string(107) "takimi-me-lavrov-ambasadorja-kim-citon-ramen-ne-moske-nuk-jemi-te-detyruar-por-kemi-zgjedhur-te-jemi-196609" }