Takimi me Manastirliun, mjeku: Nuk ishim njoftuar se me kë do takoheshim! Pozitive vendosja e një kalendari konkret

Publikuar tek: aktualitet, më 13:25 24-09-2020 Takimi me Manastirliun, mjeku: Nuk ishim njoftuar se me kë do takoheshim! Pozitive vendosja e një kalendari konkret Gent Stroni

Mjeku infeksionit Gent Stroni i cili ishte i pranishëm sot në takimin me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka treguar detaje mbi këtë mbledhje ku u parashtruan 4 kërkesat e bluzave të bardha.

 Stroni në studion e ABC News tha se nuk ishin njoftuar se kush do të ishte pjesë e këtij takimi, ndërsa e cilësoi pozitive vendosjen e një kalendari konkret.

“Sot që ne flasim hapim konkurse dhe për reanimacion asnjë nuk merr pjesë, flas këtu për vende pune. Duhet analizuar se tashmë shumë mjekë po mbushin tregun gjerman.

Ne jemi një vend që prodhojmë staf mjekësor dhe nuk i kemi të pranishëm në vendin tonë.  Sa i përket veshjeve, ne vërtet kemi veshje në Infektiv, por nuk është kjo çështja sepse nuk flas vetëm për “Infektivin”.

Një mjek, infermier që do të duhet të shkojë në shtëpinë e një pacienti në një zonë të thellë do të duhet të sigurohej me mjetë dhe kushte të domosdoshme. Duhet të dalim nga “Infektivi”. Ne kemi edhe një handikap tjetër kur flasim për pjesën e pacientëve që do të duhet të triazhohen.

Ajo që ishte pozitive ishte vendosja e një kalendari konkret që do të fillojë të mërkurën që vjen. Tashmë jemi të sigurt që kemi një anëtarësi të madhe. Rëndësi ka që ne të hapim derën e parë të bashkëpunimit me strukturat shtetërore”, tha ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011348009109497
array(1) { ["section"]=> string(119) "takimi-me-manastirliun-mjeku-nuk-ishim-njoftuar-se-me-ke-do-takoheshim-pozitive-vendosja-e-nje-kalendari-konkret-221497" }