Takimi me Metën, reagon Haradinaj: Angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar

Publikuar tek: aktualitet, më 21:33 21-07-2019 Takimi me Metën, reagon Haradinaj: Angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta dhe kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj kanë zhvilluar një takim në Prishtinë.

Ky i fundit ka reaguar pas këtij takimi përmes një statusi në ‘Facebook’.

Haradinaj shprehet i kënaqur dhe e quan këtë një rast të mirë për të këmbyer mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.

‘Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë me vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyer mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar’, shkruan Haradinaj.

Kujtojmë që dy ditë më parë, ai dha dorëheqjen pasi është thirrur për të dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë.

67357718_1269666596491085_1022593200205856768_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021263122558594
array(1) { ["section"]=> string(107) "takimi-me-meten-reagon-haradinaj-angazhimi-i-perbashket-perballe-sfidave-e-fuqizon-faktorin-shqiptar-172903" }