Takimi me ministrin Di Maio, Basha: E falenderova për ndihmën e jashtëzakonshme të Italisë pas tërmetit, Qeveria të anulojë kontratat e oligarkëve

Publikuar tek: politike, më 19:00 11-12-2019 Takimi me ministrin Di Maio, Basha: E falenderova për ndihmën e jashtëzakonshme të Italisë pas tërmetit, Qeveria të anulojë kontratat e oligarkëve Ministrit i Jashtem italian Luigi Di Maio - Kreu i PD Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha shkruan se gjatë takimit me ministrin italian Luigi Di Maio, e ka falenderuar atë për ndihmën e jashtëzakonshme që ka dhënë vendi i tij, menjëherë pasi vendi u godit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas Bashës, Qeveria e ka për detyrë të përdorë ligjin e fatkeqësive natyrore për të anuluar kontratat e 10 oligarkëve dhe 150 milionë dollarë që duhet t’i marrin ata, sipas kreut të Selisë Blu, duhet t’i marrin familjet e prekura nga tërmeti.

“Qeveria e ka për detyrë të përdorë ligjin e fatkeqësive natyrore për të anuluar kontratat e 10 oligarkëve. 150 milionë dollarë që marrin oligarkët duhet të shkojnë tek mijëra familje në nevojë, të pa strehë, në dëshpërim.

Qeveria e ka për detyrë ti gjendet biznesit jo thjesht në zonën e Durrësit por kudo ku është i goditur nga tërmeti. Sepse ndryshe rrënimi i bizneseve do të përkthehet në mijëra vende pune me pak, më pak të ardhura për ekonominë”, shkruan ndër të tjera Lulzim Basha, kreu i PD.

POSTIMI I PLOTË I LULZIM BASHËS:

Pata kënaqësinë të takoja sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë Luigi Di Maio. I shpreha mirënjohjen time më të thellë për ndihmën e jashtëzakonshme që na dha Italia në ditët e tragjedisë së 26 nëntorit dhe që vazhdon të na japë edhe në këto momente.

Faza e dytë e emergjencës po godet mijëra familje shqiptare, të pastreha dhe në nevojë urgjente për ndihmë humanitare. Çdo ditë e më emergjente bëhet vlerësimi i banesave të dhe nisja e riparimit apo rindërtimit.

26 nëntori ishte një fatkeqësi natyrore që tregoi qartë se sa i papërgatitur është shteti shqiptar, për t’iu përgjigjur një fatkeqësie të tillë; si në përgjigjen e parë ndaj fatkeqësisë ashtu edhe në këto dy javë të emergjencës.

Qeveria e ka për detyrë të mobilizojë të gjithë inxhinierët e mundshëm, t’i çojë në terrene, t’i shtojë grupet e punës.

Qeveria e ka për detyrë të përdorë ligjin e fatkeqësive natyrore për të anuluar kontratat e 10 oligarkëve. 150 milionë dollarë që marrin oligarkët duhet të shkojnë tek mijëra familje në nevojë, të pa strehë, në dëshpërim.

Qeveria e ka për detyrë ti gjendet biznesit jo thjesht në zonën e Durrësit por kudo ku është i goditur nga tërmeti. Sepse ndryshe rrënimi i bizneseve do të përkthehet në mijëra vende pune me pak, më pak të ardhura për ekonominë.

E falenderova ministrin Di Maio për mbështetjen e jashtzakonshme që Italia i jep Shqipërise në rrugën e integrimit europian, dhe e garantova se opozita është e gatshme të japë kontributin e saj për zgjidhjen e krizës dhe afrimin e vendit me BE sipas udhërrefyesit të Bundestagut. Ndamë shqetësimin për nivelin e lartë të korrupsionit që po ndikon negativisht edhe tek investitorët italianë.

79504914_2812844652100031_1844364299565268992_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11361503601074
array(1) { ["section"]=> string(150) "takimi-me-ministrin-di-maio-basha-e-falenderova-per-ndihmen-e-jashtezakonshme-te-italise-pas-termetit-qeveria-te-anuloje-kontratat-e-oligarkeve-189122" }