Takimi me të prekurit nga tërmeti në Durrës, Basha: Duhet ndërhyrje urgjente për t’i ardhur në ndihmë banorëve

Publikuar tek: aktualitet, më 20:34 07-12-2019 Takimi me të prekurit nga tërmeti në Durrës, Basha: Duhet ndërhyrje urgjente për t’i ardhur në ndihmë banorëve Kreu i PD, Lulzim Basha gjate takimit me te prekurit nga termeti ne lagjen Shkozet ne Durres

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë ditës së sotme ka inspektuar në terren disa lagje në qytetin e Durrësit përfshirë edhe Shkozetin për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti në banesat e qytetarëve.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Basha ka theksuar se vonesat dhe zvarritjet nga ana e qeverisë karshi banorëve të prekur nga tërmeti tashmë gati në javën e tretë pas tragjedisë, është e patolerueshme.

Ndër të tjera kryedemokrati ka përsëritur sërish faktin se 150 milionë dollarë të taksave të shqiptarëve nuk mund të shkojnë tek 10 oligarkë ndërkohë që qytetarët të lihen në mëshirë të fatit.

Postimi i plotë:

Në Shkozet, familje që jetojnë me qera, të papunë dhe me fëmijë te sëmurë, vazhdojne të flenë jashte. Ata thonë se askush nuk është interesuar për ta, as për tu sjellë një batanije në këtë të ftohtë, aq më pak për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Këto familje janë zhvendosur në banesa të improvizuara në objekte që më parë kanë qenë magazina të ndërtuara pa cilësi në vitet 70. Duhet një ndërhyrje e menjëherëshme për tu ardhur në ndihmë këtyre banorëve.

Nuk mundet që 150 milion dollarë të taksave të shqiptarëve të shkojnë për 10 oligarkë dhe qytetarët të lihen në mëshirë të fatit. Duhet të nisë sa më parë riparimi i banesave dhe prandaj duhet përfunduar vlerësimi i shpejtë, i drejtë dhe profesional i dëmeve të shkaktuara.

Vonesat dhe zvarritjet tani që po hyjmë në javën e tretë pas tragjedisë, nuk mund të tolerohen. Çdo inxhinier i gatshëm për të kontribuar në përshpejtimin e vlerësimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti, duhet angazhuar. Sa më shumë zvarritet ky proces aq më shumë rëndohen vuajtjet e njerëzve dhe pasojat ekonomiko dhe sociale.

monstra.jpg

dhone.jpg

te qivja.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024273157119751
array(1) { ["section"]=> string(115) "takimi-me-te-prekurit-nga-termeti-ne-durres-basha-duhet-nderhyrje-urgjente-per-t-i-ardhur-ne-ndihme-banoreve-188722" }