Takimi me Trump në SHBA, Erdoğan: Lufta kundër FETO-s në krye të agjendës

Publikuar tek: bota, më 21:07 12-11-2019 Takimi me Trump në SHBA, Erdoğan: Lufta kundër FETO-s në krye të agjendës Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, shprehet se lufta kundër FETO-s do të jetë pika kryesore e agjendës gjatë takimit me presidentin amerikan Donald Trump.

"Turqia ka ndërmarrë disa hapa dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë për ekstradimin e liderit terrorist (Fetullah Gülen) në Pensilvani", tha Erdoğan para gazetarëve në Aeroportin e Ankarasë, para nisjes për në Ëashington.

Presidenti turk tha se vendi i tij do të dëshmojë me dokumente se takimi i SHBA-së me drejtuesin terrorist të YPG/PKK, Ferhat Abdi Şahin, "është i gabuar".

"Turqia dëshiron të fillojë një periudhë të re me SHBA-në për çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e dy vendeve", theksoi Erdoğan.

Vizita e presidentitt turk vjen pas një marrëveshjeje të arritur më 17 tetor me SHBA-në, sipas së cilës terroristët e YPG/PKK-së do të tërhiqeshin nga rajoni ku Turqia nisi operacionin "Burimi i Paqes" në veri të Sirisë.

"As Rusia, as SHBA, nuk kanë arritur t'i largojnë organizatat terroriste. Në këtë do ta diskutojmë me Trump-in, ndërsa pas kthimit edhe me Putin-in përmes telefonit", tha Erdoğan.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin "Burimi i Paqes" për të eleminuar terroristët e YPG/PKK-së nga veriu i Sirisë në mënyrë që të sigurojë kufijtë e saj, për të ndihumar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe për të siguruar integritetin territorial të Sirisë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027427911758423
array(1) { ["section"]=> string(78) "takimi-me-trump-ne-shba-erdogan-lufta-kunder-feto-s-ne-krye-te-agjendes-185669" }