Takimi me Vuçiç e Zaev për "Mini-shengenin Ballkanik, Rama: Të na bashkohen edhe vendet e tjera, do thellojmë bashkëpunimin rajonal

Publikuar tek: politike, më 18:11 30-10-2020 Takimi me Vuçiç e Zaev për

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim online me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Ata folën për rifillimin e nismës për bashkëpunimin e thelluar rajonal që u prezantua vitin e kaluar, që u shtynë për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Të tre udhëheqësit u shprehën se kriza e ka theksuar nevojën për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe integrimit ekonomik rajonal.

Gjatë takimit online ata vunë në dukje se nisma është në përputhje të plotë me Procesin e Berlinit dhe përbën një bazë të mirë për përgatitjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për takimin e ardhshëm mbi Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në nëntor në Sofje. Këtë vit, bashkë kryesuese të Procesit të Berlinit do të jenë Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas tyre është shumë e rëndësishme që në nismën për bashkëpunim të thelluar rajonal të marrin pjesë të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor.

Më tej udhëheqësit e tre vendeve të Ballkanit, ftuan sërish Kosovën të bashkohet me nismën e tyre për bashkëpunim të thelluar rajonal, duke u nisur edhe nga marrëveshja në SHBA e presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Presidenti Vuçiç dhe kryeministrat, Rama dhe Zaev ranë dakord që të ngrenë një grup të përhershëm pune, që do të përfshijë përfaqësues zyrtarë nga secili prej vendeve, me qëllim përshpejtimin e zbatimit të veprimtarive, për të cilat është rënë dakord në kuadrin e nismës së bashkëpunimit të thelluar rajonal.

Sipas udhëheqësve nisma e bashkëpunimit të thelluar rajonal mund të përdoret për identifikimin e projekteve të përbashkëta në infrastrukturë për agjendën e zhvillimit të rajonit, në përputhje me Paketën Ekonomike e të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Udhëheqësit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ranë dakord për thellimin e bashkëpunimit për politikat e shëndetit publik, në kuadër të luftës ndaj pandemisë së koronavirusit.

Ata u shprehën se shpresonin që edhe qeveritë e Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës do të mund t’i bashkoheshin nismës, për të arritur një bashkëpunim më të mirë ekonomik mes vendeve të rajonit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama publikon videon, sulmon Bashën dhe i del në krah Manastirliut: Ai së bashku me Kryemadhin dhe Metën janë njësoj si famëkeqi Sali, nuk pyesin se çfarë nxjerrin nga goja
Presidenti i Këshillit Europian telefonon Ramën: Mirëprita angazhimin për reformat »
Article Logic
Execution time: 0.013353824615479
array(1) { ["section"]=> string(134) "takimi-me-vucic-e-zaev-per-mini-shengenin-ballkanik-rama-te-na-bashkohen-edhe-vendet-e-tjera-do-thellojme-bashkepunimin-rajonal-225822" }