Takimi Meta-Veseli: Marrëdhenie shumë të ngushta Shqipëri-Kosovë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:14 10-02-2015 Takimi Meta-Veseli: Marrëdhenie shumë të ngushta Shqipëri-Kosovë

Gjatë një takimi mes Kryetarëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës, Ilir Meta dhe Kadri Veseli, u vlerësuan marrëdhëniet shumë të ngushta midis dy vendeve.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh si në aspektin ndërparlamentar, ashtu edhe në drejtim të rritjes së shkëmbimit tregtar midis dy vendeve.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta theksoi se Shqipëria do të qëndrojë gjithnjë pranë Kosovës, në mbështetje të progresit demokratik dhe avancimit të axhendës rajonale dhe ndërkombëtare të saj, dhe në këtë drejtim inkurajoi një bashkëpunim edhe më të thellë mes komisoneve parlamentare dhe administratave të të dy parlamenteve.

Për Kadri Veselin kjo ishte vizita e tij e parë zyrtare në Shqipëri. “Do të intensifikojmë marrëdhëniet tona, veçanërisht parlamentarizmin ekonomik në mënyrën që të adaptojmë legjislacioni dhe që t’i afrojmë edhe në kuadër të bashkëpunimit të biznesit dhe të rrisim shkëmbimet tregtare me Republikën e Shqipërisë. Në të njëjtën kohë diplomacia parlamentare do të intensifikohet qoftë nga Republika e Kosovës, kemi kërkuar përkrahje edhe nga Kuvendi i Shqipërisë, në mënyrë që në procesin e njohjeve ndërkombëtare për Republikën e Kosovës të kemi një rol të përbashkët”, tha Veseli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mediat e huaja pasqyrojnë shpërthimet në Tiranë
Shpërthimet në Tiranë/ Nishani: Dënoj me ashpërsi aktet kriminale »
Article Logic
Execution time: 0.013182878494263
array(1) { ["section"]=> string(68) "takimi-meta-veseli-marredhenie-shume-te-ngushta-shqiperi-kosove-2968" }