Takimi Meta-Zannier: Vullnet për zgjedhje të lira

Publikuar tek: politike, më 16:48 26-05-2015 Takimi Meta-Zannier: Vullnet për zgjedhje të lira

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Lamberto Zannier.

Meta u shpreh se Kuvendi ka forcuar rolin e tij mbikqyrës ndaj zbatimit të legjislacionit përmes aktivitetit të komisioneve të ndryshme parlamentare, monitorimit të aktivitetit vjetor të institucioneve shtetërore e të pavarura, rezolutave të ndryshme që kalojnë në Kuvend dhe përmes ngritjes së komisioneve të ndryshme hetimore.

Zannier vlerësoi realizimin e barazisë së plotë gjinore në listat e këshillit bashkiake si dhe numrin në rritje të kandidateve për kryetare bashkish

Kryetari i Kuvendit dhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE Lamberto Zannier diskutuan mbi zhvillimet në rajon, ku u vlerësua roli konstruktiv i Shqipërisë si dhe prezenca e OSBE në rajonin tonë, në shërbim të paqes, forcimit institucional dhe stabilitetit të vendeve tona fqinje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031373977661133
array(1) { ["section"]=> string(62) "takimi-meta-zannier-vleresim-bashkepunimit-shqiperi-osbe-12015" }