Takimi në Bruksel, BE me masa të reja kundër sulmeve kibernetike

Publikuar tek: bota, më 22:10 17-05-2019 Takimi në Bruksel, BE me masa të reja kundër sulmeve kibernetike Fushatat e sulmeve kibernetike (Foto ilustruese)

Bashkimi Europian miratoi një mjet të ri ligjor për të ndëshkuar përgjegjësit për sulmet kibernetike në vendet anëtare të unionit, si dhe në vendet e treta e në organizatat ndërkombëtare.

Ministrat e Financave të BE-së, gjatë takimit në Bruksel të premten, e miratuan regjimin e sanksioneve që i mundëson BE-së ngrirjen e aseteve dhe të vendosë ndalim të udhëtimeve individëve, kompanive dhe organeve shtetërore jashtë bllokut, të cilat janë përfshirë në sulme kibernetike.

‘Ligjet ndërkombëtare i mundësojnë BE-së të ndërmarrë masa shtrënguese për të penguar dhe reaguar ndaj sulmeve kibernetike’, thuhet në deklaratën e ministrave të BE.

Sanksionet do të merren parasysh nëse një sulm kibernetik ka ndikim të rëndësishëm.

Sipas deklaratës, zyrtarët europianë janë në gjendje gatishmërie për të minuar çdo përpjekje për të dëmtuar zgjedhjet në Parlamentin Evropian, që do të mbahen më 23-26 maj, përmes fushatave të dezinformimit apo sulmeve kibernetike.

Zyrtarët e Bashkimit Europian e kanë akuzuar Rusinë për disa fushata hakerimi kundër vendeve perëndimore, por Moska e ka mohuar përfshirjen e saj në këto fushata.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011013031005859
array(1) { ["section"]=> string(70) "takimi-ne-bruksel-be-me-masa-te-reja-kunder-sulmeve-kibernetike-164708" }