Takimi në Korçë, Bushati flet për bisedimet me Kotzias

Publikuar tek: barometri, më 08:18 21-01-2018 Takimi në Korçë, Bushati flet për bisedimet me Kotzias

Pas mbyllljes së ditës së parë të bisedimeve me ministrin e jashtëm grek Nikos Kotzias, ka folur për herë të parë ministri Ditmir Bushati.

Duke folur para gazetarëve lokal në Korçë, Bushati u shpreh se bisedimet kanë ecuar pozitivisht deri më tani.

Ministri i Jashtëm Bushati tha se bisedimet do të vijojnë edhe në ditën e nesërme dhe pritet që të ketë negociata intensive.

Për kryesuesin e diplomacisë shqiptare këto takime janë shumë të dobishme për të zbutur atë hendek 70 vjeçar që ka ekzistuar mes dy vendeve.

“Nesër do të jetë gjithashtu një ditë e rëndësishme për vijimin e bisedimeve. Nuk ka asgjë sekrete sepse temat janë thënë publikisht nga të dyja palët. Jemi në procesin e shtjellimit të argumenteve dhe shpresoj që edhe drejt zgjidhjeve konkrete”,- tha ministri i Jashtëm në dalje të takimit me Kotzias.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019261121749878
array(1) { ["section"]=> string(60) "takimi-ne-korce-bushati-flet-per-bisedimet-me-kotzias-107355" }