Takimi në Rogner, amerikanët vihen në lëvizje për reformën zgjedhore?!

Publikuar tek: aktualitet, më 18:25 12-09-2019 Takimi në Rogner, amerikanët vihen në lëvizje për reformën zgjedhore?! Leyla Moses-Ones ne Rogner

Pas Gjermanisë duket se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kane nisur lëvizjet intensive për të shtyrë përpara procesin e reformës zgjedhore.

Në orët e pas mesditës së të enjtes, në mjediset e Hotel Rogner, janë parë në një takim e Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Leyla Moses-Ones dhe bashkëkryetari i mazhorancës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri.

Mbeten të panjohura detajet e bisedës së zhvilluar dhe porositë e ShBA në kuadër të reformës zgjedhore.

Ky proces është parë gjithnjë e më tepër gjatë muajve të fundit si një shans për të afruar mazhorancën dhe opozitën jo parlamentare drejt një marrëveshjeje për zgjidhjen e krizës politike në të cilën ndodhet vendi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072510242462158
array(1) { ["section"]=> string(74) "takimi-ne-rogner-amerikanet-vihen-ne-levizje-per-reformen-zgjedhore-178230" }