Takimi në Romë, delegacione të SHBA-së dhe Rusisë diskutojnë për situatën në Venezuelë

Publikuar tek: bota, më 21:52 19-03-2019 Takimi në Romë, delegacione të SHBA-së dhe Rusisë diskutojnë për situatën në Venezuelë Perfaqesuesi i SHBA, Elliot Abrams

Delegacionet e SHBA dhe Rusisë patën ditën e sotme në Romë bisedime për situatën në Venezuelë.

Përfaqësuesi i SHBA, Elliot Abrams tha se bisedimet ishin pozitive dhe thelbësore megjithëse të dyja palët mbajnë qëndrimet të ndara sa i përket legjitimitetit të presidentit, Nikolas Maduro.  

Bisedimet ishin të dobishme, thelbësore dhe serioze. Ne u pajtuam për krizën e thellë në Venezuelë. Ne jemi të shqetësuar shumë për natyrën dhe seriozitetin e krizës humanitare’, tha përfaqësuesi i SHBA-së Abrams.

Në bisedimet për krizën në Venezuelë që u mbajtën në Romë, delegacioni rus u kryesua nga zëvëndësministri i Jashtëm, Sergei Ryabkov.

Lideri opozitar në Venezuelë, Juan Guaido, e ka shpallur veten president të përkohshëm të vendit më 23 janar. Ai është njohur si udhëheqës i shtetit nga Shtetet e Bashkuara, shumica e vendeve të Bashkimit Evropian dhe shtetet e Amerikës Latine.

Rusia, Irani, Kuba, Bolivia dhe Turqia, vazhdojnë ta njohin Nicolas Maduron si president të Venezuelës.

Rusia  ka qenë gjithashtu mbështetësja kryesore e Maduros që kur Guaido kontestoi rolin e tij si udhëheqës i vendit. Ajo i ka dhënë hua miliarda dollarë Venezuelës gjatë viteve të fundit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01300311088562
array(1) { ["section"]=> string(92) "takimi-ne-rome-delegacione-te-shba-se-dhe-rusise-diskutojne-per-situaten-ne-venezuele-157108" }