Takimi në Selinë Blu, Basha: I rikonfirmova Kryeministrit Hoti se një nga vendimet e para të qeverisë së re, do jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit

Publikuar tek: politike, më 19:45 03-07-2020 Takimi në Selinë Blu, Basha: I rikonfirmova Kryeministrit Hoti se një nga vendimet e para të qeverisë së re, do jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit Kryeministri Hoti - Kreu i PD Basha

Kreu i PD Lulzim Basha ka pritur sot në takim kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, të cilit siç thotë i ka rikonfirmuar se sapo opozita të vijë në pushtet ndër vendimet e para do të jetë heqja e taksës në Rrugën e Kombit.

“...sikundër kërkova mbështetjen e autoriteteve të Kosovës për të ndihmuar sadopak turizmin në këtë kohë të vështirë. Shpresoj që me bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës, do të mundësojmë të kemi një numër sa më të madh pushuesish nga Kosova në plazhet tona të bukura, veçanërisht në këtë kohë të nxehtë”, shkruan Basha.

Më tej, kreu i PD thekson se klasa politike dhe populli i Kosovës do të ecin përpara me vendosmëri dhe maturi drejt konsolidimit të një shteti të fortë, demokratik dhe sovran në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098028182983398
array(1) { ["section"]=> string(155) "takimi-ne-seline-blu-basha-i-rikonfirmova-kryeministrit-hoti-se-nje-nga-vendimet-e-para-te-qeverise-se-re-do-jete-heqja-e-takses-se-rruges-se-kombit-212735" }