Takimi në Varshavë, presidenti polak dhe ukrainas pro vazhdimit të sanksioneve ndaj Rusisë

Publikuar tek: bota, më 21:18 31-08-2019 Takimi në Varshavë, presidenti polak dhe ukrainas pro vazhdimit të sanksioneve ndaj Rusisë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe ai polak Andrzej Duda

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka deklaruar sot se sanksionet ndaj Rusisë duhet të vazhdojnë deri në momentin kur gadishulli i Krimeas pas aneksimit nga Moska, t'i kthehet Ukraniës.

Zelenskiy tha gjithashtu se edhe homologu i tij polak Andrzej Duda, është pro vazhdimit të sanksioneve ndaj Rusisë.

Këto komente Zelenskiy i bëri gjatë qëndrimit në Poloni, ku përveç takimeve me homologun e tij, do të marrë pjesë edhe në ceremoninë që shënon 80-vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore e ciila do të mbahet ditën e nesërme.

Presidenti polak Duda tha po ashtu se Krimeja, por edhe pjesët lindore të Ukrainës ku separatistët e mbështetur nga Rusia po luftojnë kundër forcave qeveritare ukrainase, duhet t’i kthehet plotësisht kontrollit të Ukrainës.

Ditën e nesërme presidenti polak Duda, ai ukrainas Zelenskiy, nënpresidenti amerikan Mike Pence dhe dhjetëra liderë të tjerë botërorë do të marrin pjesë në ceremoninë që do të mbahet në Varshavë, ku do të shënohet 80-vjetori i nisjes së Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit të Polonisë nga Gjermania naziste.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020344018936157
array(1) { ["section"]=> string(96) "takimi-ne-varshave-presidenti-polak-dhe-ukrainas-pro-vazhdimit-te-sanksioneve-ndaj-rusise-176884" }