Takimi Pence-Erdogan, SHBA dhe Turqia arrijnë marrëveshje për pezullimin e operacionit ushtarak turk në Siri

Publikuar tek: bota, më 18:41 17-10-2019 Takimi Pence-Erdogan, SHBA dhe Turqia arrijnë marrëveshje për pezullimin e operacionit ushtarak turk në Siri Presidenti i SHBA Donald Trump dhe ai turk Recep Tajip Erdogan

Zevendespresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, kanë arritur një marrëveshje për të pezulluar operacionin ushtarak të  Ankarasë në veri të Sirisë.

Presidenca turke ka bërë me dije se marrëveshja është arritur në trajtën e një pezullimi të ofensivës dhe një armëpushim prej 120 orësh në mënyrë që të lejohen forcat kurde që të tërhiqen në një zonë të caktuar e të sigurt.

Pra mësohet se ndalja e luftimeve brenda 120 orëve, do t’i japë kohë trupave kurde si dhe do t'i lejojë ata që të tërhiqen.

Pas një takimi të gjatë midis zyrtarëve të lartë turq dhe amerikanë ditën e sotme, të dy palët arritën në një marrëveshje për të ndërprerë rritjen e ofensivës ushtarake turke në Siri.

 ‘Zona e sigurt’ do të zbatohet kryesisht nga ushtria turke, ndërkohë që të dyja palët do të rrisin bashkëpunimin e tyre për zbatimin e marrëveshjes.

Sipas zyrtarëve të lartë turq, Turqia do të kujdeset maksimalisht për të mos dëmtuar civilët kurd në zonën e sigurt.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074479579925537
array(1) { ["section"]=> string(114) "takimi-pence-erdogan-shba-dhe-turqia-arrijne-marreveshje-per-pezullimin-e-operacionit-ushtarak-turk-ne-siri-182488" }