Takimi për sigurinë e bankave, Tahiri: Policia e Shtetit pjesë e transportit të parave. Braçe: Sistemi financiar është i sigurtë

Publikuar tek: politike, më 19:16 10-02-2017 Takimi për sigurinë e bankave, Tahiri: Policia e Shtetit pjesë e transportit të parave. Braçe: Sistemi financiar është i sigurtë

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka njoftuar për hartimin e një plani masash për sigurinë e transportit të parave të bankave për në aeroportin “Nënë Tereza”.

Tahiri njoftoi se Policia e Shtetit do të jetë tashmë prezente në transportimin e parave, deri sa policitë private të arrijë standardet e kërkuara nga plani i ri.

Ishte një tyrezë e planfikuar për tu mbledhur, por që mori më shumë rëndësi pas ngjarjes së djeshme. Kemi dakordësuar disa masa që do e bëjnë shumë më të sigurtë, binzesin dhe aktivitetin financiar të bankave dhe veçanërisht transportin e parave. Policia ka nisuar një inspektim të të gjithave policive private si dhe kemi nisur inspektim për trajtimin e burimeve njerëzore. Unë jam në fazën që po shoh aktet nënligjore dhe së shpejti do të firmos një urdhër që do të adresojë më mirë masat për sigurinë e bankave. Do ngrihet një grup teknik së bashku me bankat që do të trajtojë të gjitha çështjet që kanë mbetur pezull. Ne kemi bërë disa sugjerime dhe kritere dhe do kërkohet implementimi i tyre. Transporti i vlerava drejt Rinasit do bëhet me praninë e policisë. Të tilla gjëra duhet të pranadalohen dhe të mos ndodhin më. Vjedhje të tilla janë zero në BE. Ne do të marrim masa që edhe në Shqipëri transporti i vlerave të jetë në stadardet e duhura. Ky fenomen ka përfituar nga mungesa e elementeve të sigurisë, kryesisht nga policitë private. Do të angazhojmë policinë e shtetit”, tha Tahiri.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko foli gjithashtu për planin e masave, ndërsa kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe dha garanci se sistemi financiar dhe banker në Shqipëri është i sigurtë dhe i certifikuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Në takim morën pjesë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, guvernatori i BSH Genti Sejko, përfaqësuesit e bankave të nivelit të dytë, kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe dhe drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako. 

16650606_10154935757008771_1389584559_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072128772735596
array(1) { ["section"]=> string(130) "takimi-per-sigurine-e-bankave-tahiri-policia-e-shtetit-pjese-e-transportit-te-parave-brace-sistemi-financiar-eshte-i-sigurte-68360" }