Takimi Putin-Macron, diksutuan për Iranin dhe Ukrainën

Publikuar tek: bota, më 07:12 19-07-2019 Takimi Putin-Macron, diksutuan për Iranin dhe Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai francez, Emmnauel Macron, biseduan për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin dhe konfliktin në lindje të Ukrainës.

Franca është përpjekur të zbusë tensionet në rritje pasi Shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar, u tërhoqen nga marrëveshja.

Ndërkaq, Rusia, Franca, Kina, Britania e Madhe, Gjermania si dhe BE-ja, janë ende palë në marrëveshje. Kjo marrëveshje ka si qëllim kufizimin e pasurimit të uraniumit nga ana e Iranit dhe pengimin e mundësive për ndërtimin e armës bombës bërthamore.

“Të dyja palët theksuan se marrëveshja është faktori më i rëndësishëm për sigurinë në Lindjen e Mesme”, citohet në njoftimin e Kremlinit.

SHBA ka thënë se marrëveshja i mundëson Iranit të posedojë armë bërthamore për disa vite. Ndërsa pas tërheqjes, SHBA-ja, rivendosi sanksionet ndaj Iranit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.048480987548828
array(1) { ["section"]=> string(60) "takimi-putin-macron-diksutuan-per-iranin-dhe-ukrainen-172640" }