'Takimi vjetor për Sigurinë', Balla: Politikat e ndërrmara në luftën ndaj krimit kibernetik, nuk MJAFTOJNË! Jemi të vetëdijshëm...

Publikuar tek: aktualitet, më 09:53 05-11-2019 'Takimi vjetor për Sigurinë', Balla: Politikat e ndërrmara në luftën ndaj krimit kibernetik, nuk MJAFTOJNË! Jemi të vetëdijshëm... Taulant balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në takimin vjetor të Komisioneve Parlamentare të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Europës Juglindore, i cili po mbahet në Tiranë, deklaroi se politikat dhe iniciativat e ndërrmara ndërmarra nga Shqipëria, nuk mjaftojnë për të luftuar krimin kibernetik. Ai shtoi se ka edne shumë punë në luftën e gjatë kundër krimit kibernetik.

'Edhe pse Shqipëria gjatë viteve të fundit ka ndërrmarë politika kundër krimit kibernetik, të gjithë jemi të vetëdijshëm që kjo nuk mjafton. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që krimi kibernetik prek sovranitetit e vendit.

Ne kemi miratuar në Kuvend një projekt rezolutë të përafërt me atë europiane në luftën kundër krimit kibernetik. Ndërrmjarja e masave nga autoriteteve përkatëse është shumë e rëndësishme', tha Balla.

Në fjalën e tij, Balla i bëri thirrje parlamenteve të vendeve të Europës Juglindore që kur bëhet fjalë për rrjetin 5 G duhet të dëgjojmë partnerët amerikanë.

“Duhet të dëgjojmë partnerët tanë amerikanë kur bëhet fjalë për rrjetet 5G. Jo të gjitha kompanive që ndërtojnë këto rrjete mund tu besojmë të dhënat tona personale. Ndonjë prej tyre mund ti përdorë për qellime të tjera. Duhet të forcojmë legjislacionin tonë për ti pamundeduar këto kompani dhe të rrisim sigurinë e sistemeve tona informatike”, shtoi ai.

Sipas Ballës, krimi kibernetik duhet trajtuar me seriozitetin e duhur për shkak se prek drejtpërdrejtë sovranitetin e një vendi.

“Për këtë qëllim për shkak se siguria e informacionit është thelbësore, duhet të punojmë më shumë për ndërgjegjësimin e përdoruesve të Internetit dhe rritjen e sigurisë në rrjetet shtetërore. Vetëm pak ditë më parë kam depozituar një Projekt-Rezolutë “Për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”.

Në këtë Projekt- Rezolutë konstatojmë që Shqipëria është e predispozuar ndaj sulmeve kibernetike dhe dezinformimin të cilat mund të ndikojnë në përbërjen e institucioneve të vendit dhe demokracinë tonë. Për këtë qëllim ndërmarrja e masave nga autoritetet përkatëse është e nevojshme për të siguruar që procesi demokratik, si dhe zgjedhjet, të mbrohen nga ndërhyrjet dhe manipulimet e aktorëve të huaj shtetërorë dhe jo-shtetërorë.

Ky Takim vjetor dy ditor është një mundësi shumë e mire për të diskutuar mbi sfidat dhe shkëmbyer eksperiencat më të mira për luftimin e këtij fenomeni mbarë botëror.
E mbyll fjalën time të shkurtër duke i uruar këtij seminari dy ditor punë të mbarë”, deklaroi Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02220606803894
array(1) { ["section"]=> string(128) "takimi-vjetor-per-sigurine-balla-politikat-e-nderrmara-ne-luften-ndaj-krimit-kibernetik-nuk-mjaftojne-jemi-te-vetedijshem-184761" }