Takoi Ramën dhe Bushatin, zbulohet “burgu” luksoz ku po kalon ditët biznesmeni i fuqishëm Arab (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 13:32 07-11-2017 Takoi Ramën dhe Bushatin, zbulohet “burgu” luksoz ku po kalon ditët biznesmeni i fuqishëm Arab  (FOTO)

Të shtrirë në dysheme në burgun luksoz me 5 yje, 11 princët, ministrat e qeverisë dhe biznesmenët e arrestuar në çështjen më të madhe anti-korrupsion në Arabi po presin vendimin e gjykatës.

Në këtë foto të marrë nga Daily Mail, të gjithë burrat shihen bashkë të shtrirë në Hotelin Ritz Carlton në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, brenda në një nga dhomat të mbështjellë me batanije dhe duke fjetur në dyshekët e hollë.

Burime nga Arabia Saudite thonë se personat e fotografuar në foto janë investitori miliarder Prince Al-Waleed Bin Talal, i cili është nipi i mbretit me një pasuri 18 miliard dollarësh dhe investitorë në kompanitë Twitter, Lyft dhe Citigroup.

Të arrestuarit do të mbahen të mbyllur në dhomën e hotelit me pesë yje teksa procesi i urdhëruar nga djali i mbretit të Arabisë Saudite, Princi Mohammed bin Salman, të vazhdojë, shkruan Dailymail, raporton newsbomb.al.

Arrestimet filluan ditën e shtunë dhe kjo është vetëm faza e parë e valës më të madhe të arrestimeve në mbretërinë Arabe.

Kujtojmë se princi Al Waleed vizitoi dhe Shqipërinë në muajin gusht ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Al Waleed akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion, tha një zyrtar i Reutersit ditën e dielë./newsbomb.al

 

 4614D61200000578-5055923-Humiliation_This_image_passed_to_DailyMail_com_by_sources_inside-a-58_1510007911587.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berlusconi gati të rikthehet në politikë, ja ku do ta shihni miliarderin 81-vjeçar (VIDEO)
Gjendet i pajetë në banesë politikani që u përfshi në skandalin seksual »
Article Logic
Execution time: 0.011372089385986
array(1) { ["section"]=> string(102) "takoi-ramen-dhe-bushatin-zbulohet-burgu-luksoz-ku-po-kalon-ditet-biznesmeni-i-fuqishem-arab-foto-98678" }