Taksa 10 euro për të hyrë në Prishtinë, reagon Isa Mustafa: Masë drastike që duhet të diskutohet

Publikuar tek: rajon, më 17:10 21-10-2020 Taksa 10 euro për të hyrë në Prishtinë, reagon Isa Mustafa: Masë drastike që duhet të diskutohet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka reaguar pas propozimit për vendosjen e taksës 10 euro për qytetarët e vendeve të tjera që hyjnë me makinë në kryeqytet.

Sipas tij, taksa e propozuar nga kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti është masë drastike, e cila duhet të diskutohet më gjerë.

“Më ka lënë përshtypje, kam parë edhe reagime të lloj-llojllojshme lidhur me këtë. Unë mendoj se kjo çështje nuk mund të shtrohet në këtë formë. Nganjëherë lypset njëfar referendumi, të themi qytetarë, që qytetarët ta japin mendimin e tyre sepse është një masë mjaft e rreptë dhe mjaftë drastike. Unë e kuptoj kryetarin e Prishtinës z.Ahmeti që ai përpiqet të gjejë një zgjidhje që këtë tollovi në kryeqytet, këtë mungesë të parkingjeve mirëpo një masë e tillë është mjaft drastike e që duhet të diskutohet. Është një propozim i cili lyp të mendohet sepse kufizime të tilla nuk kemi edhe në metropole shumë të mëdha”, tha Mustafa për RTK’në.

Ndërkohë që një lajm i tillë ka sjellë reagime edhe nga këngëtarë kosovarë, të cilët e kanë konsideruar absurd një propozim të tillë.

Edhe këngëtari i njohur me emrin Mozzik, ka reaguar pas lajmit se hyrja në qendër të Prishtinës do të bëhet me një pagesë prej 10 euro.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtari ka ironizuar lajmin duke thënë: "Mjert na".

 “Paskan me bo 10 euro me pagu hyrjen kush vjen nga qytetet tjera ne Prishtine , interesant mesiguri e bojn edhe naj pako”.

“Shembull : ” 12 euro ” 10 euro hyrja edhe 2 euro 5 ari toke. Mjert na”, ka shkruar ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, policia vihet në gjurmim të lëvizjeve të saj, ja me kë kishte filluar të takohej pas ndarjes me 24 vjeçarin
»
Article Logic
Execution time: 0.010226011276245
array(1) { ["section"]=> string(101) "taksa-10-euro-per-te-hyre-ne-prishtine-reagon-isa-mustafa-mase-drastike-qe-duhet-te-diskutohet-224612" }