Taksa 100% ndaj Serbisë, Haradinaj: Kurti të zbatojë reciprocitetin me Beogradin

Publikuar tek: rajon, më 19:51 21-11-2019 Taksa 100% ndaj Serbisë, Haradinaj: Kurti të zbatojë reciprocitetin me Beogradin Kryeministri ne largim i Kosoves, Ramush Haradinaj

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se ka qenë ideatori kryesor që të vendoset taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Me anë të një prononcimi për një media kosovare, Haradinaj ka theksuar se kur është vendosur taksa prej 10% ndaj Serbisë, ka qenë ai i pari që ka planifikuar që të kalohet në 100% dhe jo Kadri Veseli.

Kryeministri në largim tha ndër të tjera se Albin Kurti mund ta zbatojë reciprocitetin por edhe ta mbajë në fuqi taksën.

Haradinaj ka thënë se kanë bërë analiza të vazhdueshme para se të vendoset taksa prej 100 për qind.

‘Para se të vendosim taksën, jemi konsultuar me policinë, doganat dhe institucionet tjera se nëse e vendosim këtë tarifë a do të kemi mundësi të mbajmë, dhe jemi dakorduar që po’, ka deklaruar Haradinaj.

Kryeministri në largim ka thënë se qeveria e re nuk duhet ta heqë taksën ndaj Serbisë deri në njohje.

Sipas Haradinajt, as Albin Kurti dhe as Vjosa Osmani nuk do të kenë nevojë që të frikësohen nga taksa sepse ndërkombëtarët nuk do të kërkojnë që të hiqet.

‘Nuk kanë arsye që ta heqin taksën sepse tema e taksës është konsumuar dhe ndërkombëtarët as që do t’ia kërkojnë që ta heqin dhe besoj që Albin Kurti nuk do ta heqë atë’, ka thënë Haradinaj.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01524806022644
array(1) { ["section"]=> string(84) "taksa-100-ndaj-serbise-haradinaj-kurti-te-zbatoje-reciprocitetin-me-beogradin-186732" }