Taksa e 'rrugës së Kombit', Edi Rama kërkon ndjesë dhe ka një mesazh të rëndësishëm për kuksianët

Publikuar tek: barometri, më 08:30 18-09-2018 Taksa e 'rrugës së Kombit', Edi Rama kërkon ndjesë dhe ka një mesazh të rëndësishëm për kuksianët

Kryeministri Edi Rama reagon pas nisjes së aplikimit të taksës së mirëmbajtjes në “Rrugën e Kombit”.

 

Ndryshe nga çfarë ishte paralajmëruar, nuk është shënuar asnjë incident gjatë ditës së sotme, ndërsa në qytetin e Kukësit është mbajtur një protestë paqësore me prezencë të ulët qytetarësh.

Duket se kuksianët këtë herë janë dakort të paguajnë 1 mijë lekë të vjetra për kalimin në këtë rrugë, ndërsa tarifat e tjera mbeten të njëjta.

Kryeministri Rama falenderon kuksianët “për mirëkuptimin e qytetarinë” madje kërkon ndjesë për “shqetësimin e krijuar”.

Rama premton hapjen e aeroportit të Kukësit si dhe ndërtimin e një stadiumi të ri.

“Faleminderit kuksianëve për mirëkuptimin e qytetarinë. Dhe njëherë ndjesë për shqetësimin e krijuar. Do bëjmë çmos që jo vetëm çdo qindarkë për rrugën të kthehet në investim,po dhe që Kukësi të bëhet shpejt me aeroport e të ketë më shumë investime e punësim real +stadium të ri”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021519184112549
array(1) { ["section"]=> string(101) "taksa-e-rruges-se-kombit-edi-rama-kerkon-ndjese-dhe-ka-nje-mesazh-te-rendesishem-per-kuksianet-134715" }