Taksa me Serbinë/ 'Raportet tona me SHBA janë prishur në mënyrë të ndjeshme'; reagimi i ashpër i presidentit Thaçi për vendimin e kryeministrit

Publikuar tek: rajon, më 15:03 28-02-2020 Taksa me Serbinë/ 'Raportet tona me SHBA janë prishur në mënyrë të ndjeshme'; reagimi i ashpër i presidentit Thaçi për vendimin e kryeministrit Hashim Thaci

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar ashpër pas vendimit të kryeministrit Kurti për heqjen e taksës 100% me kusht ndaj mallrave serbe.

Thaçi është shprehur se ky vendim jo i mençur i Kurtit ka prishur në mënyrë të ndjeshmë marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në.

Presidenti i Kosovës thekson se heqja e taksës duhej të ishte e plotë dhe jo e pjesshme, pasi vetëm kështu mund të arrihen qëllimet shtetërore dhe strategjike.

Reagimi i Thaçit:

Kokëfortësia, mungesa e veprimeve dhe e vendimeve të mençura, e ka thelluar izolimin e Kosovës dhe ka prishur në mënyrë të ndjeshme raportet tona speciale me SHBA-në. Mbetja në fuqi e tarifës është pengesë serioze dhe e pamundëson bashkëpunimin strategjik dhe investimet e reja të fuqishme amerikane në Kosovë. Prandaj, nevoja që me urgjencë të merren vendimet e duhura ishte kërkesë dhe mesazh kryesor në takim me Sekretarin Pompei dhe me Këshilltarin për Siguri Nacionale, O’Brien.

Edhe kërkesa ime e qartë si president për qeverinë, për spektrin politik dhe mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës është që pa humbur kohë të merren vendimet e duhura strategjike, të cilat i japin fund izolimit, i hapin mundësi dialogut për arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe e forcojnë miqësinë e përhershme dhe bashkëpunimin strategjik me SHBA-në. Hezitimi eventual për vendime të shpejta, të mençura, të plota e jo të pjesshme është i panevojshëm, sepse këto vendime janë rruga e vetme për t’i arritur qëllimet tona shtetërore dhe strategjike. HTH

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071618556976318
array(1) { ["section"]=> string(146) "taksa-me-serbine-raportet-tona-me-shba-jane-prishur-ne-menyre-te-ndjeshme-reagimi-i-ashper-i-presidentit-thaci-per-vendimin-e-kryeministrit-196774" }