Taksa ndaj Serbisë, Haradinaj: Pezullohet vetëm nëse Presidenti Trump na thërret në takim

Publikuar tek: rajon, më 22:42 14-03-2019 Taksa ndaj Serbisë, Haradinaj: Pezullohet vetëm nëse Presidenti Trump na thërret në takim Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se taksa ndaj Serbisë do të pezullohej menjëherë vetëm nëse do të kishte një kontratë që Serbia në fund të dialogut do të njihte Kosovën.

Haradinaj ka thënë se Kosova nuk ka probleme bilaterale me Amerikën për shkak të taksës sikundër po aludohet në opinionin publik në Kosovë.

‘Kur kam shkruar letrën e parë në kundërpërgjigje në planin ndërkombëtar për të treguar se Kosova nuk është bllokuese e proceseve, kam thënë se nëse Presidenti Trump i fton palët, ne menjëherë e pezullojmë taksën pasi do të kuptohet që do të kemi të bëjmë me një kontratë serioze', ka thënë kryeministri kosovar.

Haradinaj i ftuar në televizionin Dukagjini, shtoi se Kosova nuk i ka mbyllur bisedimet për taksën, por stërzgjatja e procesit të dialogut po i jep mundësi Serbisë t’i konsolidojë pozitat ndërkombëtare.

Po u bëj thirrje amerikanëve dhe britanikëve të detyrojnë Serbinë që të ndalojë blerjen e armëve në Moskë dhe shitjet e saj në Kosovë, edhe ne po shqyrtojmë pozicionin tonë’, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067620277404785
array(1) { ["section"]=> string(94) "taksa-ndaj-serbise-haradinaj-pezullohet-vetem-nese-presidenti-trump-na-therret-ne-takim-156471" }