Dhjetra shoferë që kalojnë në Rrugën e Kombit kanë shprehur revoltën pas vendimit për vendosjen e taksës për mirëmbajtjen e kësaj rruge.
Qytetarë nga të dyja anët e kufirit shprehen se çmimi është tepër i lartë dhe e quajnë turp e ndarje të shqiptarëve këtë taksë. Por ka dhe nga ata që shprehen se tarifa është e përballueshme në krahasim me vendet e tjera të BE-së.