Taksa për rrugën Tiranë-Durrës, PD akuza: Balluku mashtron, fituesi është përcaktuar muaj më parë

Publikuar tek: politike, më 15:48 16-05-2019 Taksa për rrugën Tiranë-Durrës, PD akuza: Balluku mashtron, fituesi është përcaktuar muaj më parë

PD ka reaguar pas deklaratave të ministres së  Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku për taksën në rrugën Tiranë-Durrës, e cila tha se kjo taksë nuk do vendoset në shtator sikurse është thënë, pasi është një projekt afatgjatë dhe është ende në fazë studimi.

Partia Demokratike, e përfaqësuar nga ish-deputeti Endri Hasa, e cilësoi Ballukun si ministre kampion të mashtrimeve, pasi pretendon se fituesi është përcaktuar disa muaj më parë.

‘Një nga grabitjet e qeverisë së Ramës është dhe dhënia me koncesion e autostradës Tiranë-Durrës, për kalimin në të cilën shqiptarët nga veriu në jug do të detyrohen të paguajnë nga 2.5 deri në 5 euro për kalim. Në krye të grabitjes më të madhe të qytetarëve, Edi Rama ka vendosur ministren kampion të korrupsionit, Belinda Ballukun. Ministrja e Transporteve i mashtroi sot përsëri shqiptarët kur i tha se nuk ishte akoma koha për detaje për pagesën. Fituesi për dhënien me koncesion dhe bërjen e saj me pagesë është i përcaktuar muaj më parë nga qeveria e Edi Ramës. Fituesi është përcaktuar njësoj dhe në të njëjtën mënyrë si me vendimin korruptiv të autostradës Durrës-Kukës.

Për autostradën Tiranë – Durrës qeveria ka shpenzuar 4 milionë euro për shpenzime me palma. Këto para do të hidhen në kosh se Edi Rama dhe Belinda Balluku kanë vendosur të vjedhin shqiptarët. PD paralajmëron kompanitë që të mos marrin pjesë në koncesione të tilla. Partia Demokratike iu thotë shqiptarëve se kur PD të vijë në pushtet nuk do lejojë të tilla koncesione, por në autostradë do të kalohet falas. Kjo është arsye tjetër pse Rama duhet që të largohet’, deklaroi ish-deputeti Hasa.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066890716552734
array(1) { ["section"]=> string(101) "taksa-per-rrugen-tirane-durres-pd-akuza-balluku-mashtron-fituesi-eshte-percaktuar-muaj-me-pare-164578" }