Taksat digjitale, Trump kërcënon Macron me taksimin e verës franceze

Publikuar tek: bota, më 21:48 26-07-2019 Taksat digjitale, Trump kërcënon Macron me taksimin e verës franceze Presidenti francez Macron dhe presidenti i SHBA Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar presidentin francez Emmanuel Macron për vendimin e ‘marrëzisë’ në lidhje me një taksë të shërbimeve digjitale dhe ka paralajmëruar se ai do të taksojë verën franceze si kundërpërgjigje.

Me anë të një postimi në rrjetin social twitter, Trump u shpreh i zemëruar në lidhje me përgjigjet e planeve franceze për tatimin e firmave shumëkombëshe si Google.

Autoritetet franceze kanë argumentuar se firmat paguajnë pak ose aspak tatim në korporata në vendet ku nuk janë të bazuara, transmeton newsbomb.al.

Administrata Trump ka thënë se tatimi në mënyrë të padrejtë synon gjigandët e teknologjisë amerikane.

‘Ne do të njoftojmë një veprim thelbësor reciprok mbi marrëzinë e Macronit menjëherë. Gjithmonë kam thënë që verërat amerikane janë më të mira se verërat franceze!’, ka shkruar Trump.

SHBA është konsumatori më i madh në botë i verës dhe tregu më i madh i importit, me Francën vazhdimisht midis vendeve të origjinës për verën e importuar.

Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire iu përgjigj Trumpit duke i thënë se Franca do t'i përmbahet planeve të taksave digjitale. ‘Taksimi universal i operacioneve dixhitale është një sfidë që na prek të gjithë’, tha ministri francez.

Qeveria franceze argumenton se firmat shumëkombëshe si Apple, të cilat kanë selinë jashtë vendit, paguajnë pak ose aspak taksa për shitjet e tyre në Francë. Tatimi mbi shitjet digjitale u miratua nga senati francez një javë pasi u miratua nga Asambleja Kombëtare, transmeton newsbomb.al.

Çdo kompani digjitale me të ardhura prej më shumë se € 750m (850m £, £ 670m) - prej së cilës së paku 25 milionë euro është prodhuar në Francë do t'i nënshtrohen tatimit, i cili do të zbatohet në mënyrë retroaktive nga fillimi i vitit 2019 dhe pritet të rrisë rreth 400 milion euro të ardhura këtë vit.

Gjatë të premtes Presidenti Trump ka paralajmëruar gjigantin amerikan të teknologjisë amerikane se nuk do të japë asnjë lehtësim tarifor për pjesët e bëra në Kinë. ‘Bëjini ato në SHBA, asnjë tarifë!’, shkroi Trump.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010123014450073
array(1) { ["section"]=> string(74) "taksat-digjitale-trump-kercenon-macron-me-taksimin-e-veres-franceze-173463" }