Taksat e reja për shqiptarët, sa do të paguhet për shtëpitë e makinat

Publikuar tek: aktualitet, më 08:25 26-10-2017 Taksat e reja për shqiptarët, sa do të paguhet për shtëpitë e makinat

Nga 1 janari 2018 do të ketë 909 drejtues makinash që do të paguajnë taksën për mjetet luksoze, ndërsa familjet do të paguajnë më shumë taksa për apartamentet.

Me formulën e re biznesi do të jetë më i favorizuar në taksën e ndërtesës, pasi ai do të paguajë më pak. Ndryshimet për taksat e makinave luksoze dhe apartamentet qeveria i sjell në paketën fiskale të vitit të ardhshëm.

Gazeta boton shembujt e paketës fiskale me kategoritë e makinave që preken nga taksa e luksit dhe sa do të paguajnë qytetarët për apartamentet dhe biznesi me taksën e re.

MAKINAT

Nga 1 janari i 2018-s, të gjitha makinat me kapacitet 6+1, nëse janë me cilindrat mbi 3 mijë cm3 apo me çmim mbi 5 milionë lekë, do të paguajnë taksën e luksit. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Shërbimit të Trasnportit Rrugor, nga taksa e re do të preken 909 makina me kapacitet 6+1. Pronarët e këtyre makinave do të paguajnë 21 mijë lekë në vit taksën e përvitshme dhe 70 mijë lekë taksën e regjistrimit. Aktualisht, kjo taksë paguhet për makinat me kapacitet 4+1 të cilat plotësojnë një nga kriteret që të kenë cilindrat të barabartë ose më të madh se 3 mijë cm3 dhe me çmim më shumë se 5 milionë lekë. Me ndryshimet e ligjit, taksa e luksit do të paguhet për makinat me kapacitet 6+1, të cilat plotësojnë të paktën një nga kriteret ose të kenë cilindrat mbi 3 mijë cm3, ose vlera e cmimit të makinës të jetë mbi 5 milionë lekë, shkruan panorama. Në relacionin e paketës fiskale shpjegohet se ndryshimi i kriterit për kapacitetin e vendeve u ndryshua pas konstatimit që shumë drejtues makinash modifikonin kapacitetin e vendeve të mjetit për t’iu shmangur pagimit të taksës.

APARTAMENTET

Pas 1 janarit të vitit të ardhshëm, më shumë taksë do të paguhet për shtëpitë dhe për ndërtesat e bizneset. Paketa fiskale përcakton që taksa e re e shptëive të jete 0.05 për qind e vlerës që ka shtëpia sipas çmimeve të tregut. Relacioni i paketës fiskale përcakton qartë se për llogaritjen e taksës së re do të përdoren çmimet fiskale të miratuara nga qeveria.

Kjo do të sjellë që një familje në Tiranë, që baon në zonën e “Porcelanit”, në apartament me sipërfaqe 100 metra katrorë, që përkon me zonën kadastrale 3/1 dhe çmimi fiskal është 77.000 lekë për metër katror, llogaritet që vlera e apartamentit sipas tregut të jetë 7.7 milionë lekë. Sipas përllogaritjeve të taksës me formulën e re, kjo familje do të paguajë 3.850 lekë në vit.

Për një familje që banon në Durrës, në një apartament me sipërfaqe 100 m2 dhe çmimi fiskal është 67.500, vlera e shtëpisë sipas tregut llogaritet 6.750.000 lekë. Taksa që do të paguajë kjo familje do të jetë 3.375 lekë në vit.

BIZNESI

Me paketën e re fiskale biznesi do të paguajë më pak për taksën e ndërtesës. Edhe për biznesin aktualisht taksa e ndërtesës është fikse 400 lekë/m2.

Me formulën e re do të jetë 0.15 për qind e vlerës së ndërtesës. Për ta konkretizuar, nëse një biznes posedon një ambient me sipërfaqe 50 metra katrorë, ai aktualisht paguan 20.000 lekë taksë. Me formlën e re, nëse ndërtesa ka vlerë 5 milionë lekë me taksën 0.15 për qind, biznesi do të paguajë 7.500 lekë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007216215133667
array(1) { ["section"]=> string(74) "taksat-e-reja-per-shqiptaret-sa-do-te-paguhet-per-shtepite-e-makinat-97254" }