Taksë e sheshtë apo progresive? Denaj: Ne e premtuam në 2013 dhe na dhanë votën, ekspertja e ekonomisë: Të gjithë duan taksë 9%, jo 23%

Publikuar tek: aktualitet, më 21:23 13-01-2021 Taksë e sheshtë apo progresive? Denaj: Ne e premtuam në 2013 dhe na dhanë votën, ekspertja e ekonomisë: Të gjithë duan taksë 9%, jo 23% Guxholli - Denaj

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohen në 25 prill 2021, por ndërkohë buxheti i shtetit për këtë vit është miratuar dhe duket se taksa progresive do vijojë të mbetet në fuqi.

Kush paguhet deri në 30 mijë lekë të reja paguan 0% taksë, ndërsa shtresa e mesme taksohet me 13% ndërsa ajo e “pasur” me 23%.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, tha sot në "Open" se kjo gjë u është thënë votuesve në 2013 dhe ata e kanë dhënë votën, ndërsa ekspertja e ekonomisë, Zana Guxholli tha se më efektive është taksa e sheshtë pasi nxit zhvillim dhe investime.

Denaj: Në 2013 kujtojmë që politika e taksimit progresiv ka qenë dhe përpara marrjes së votbesimit, dhe disku që kush fiton më shuëm paguan më shumë sështë fakt për 70% të shqiptarëve. Nëse kthehemi e krahasojmë takën 10%, ne vendosëm ne vendosëm taksën progresive që për pagën deri në 30 mijë lekë ishte 0 taksë. Ishim transparent në 2013 dhe e morëm votëbesimin. Opozita tani thotë taksë e sheshtë 9%. Kam marrë disa shembuj, nëse flasim me shifra konkrete. Diferenca mes taksës 9% është tepër e vogël, sa një kafe, e papërfillshme. I gjithë efekti do të ishte 10.8 mld lekë në buxhet të shtetit. E pranoj që taksa 9% është atraktiv, por është populiste si premtim.

Guxholli: Taksa e sheshtë është e sheshtë dhe e ulët. Është një taksë që aplikohet në ekonomi në zhvillim, që të nxisë konsumin dhe t’i lërë paratë në xhepat të qytetarëve. Këta e kuptuan që gabuan dhe tani po i ulin shifrat, po rruisin pagat. Njerëzit e shkretë mundohen të bëjnë punë të dytë dhe të tretë për të mbajtur familjen. Qeveria thotë do ja mbledh lekët të gjitha bashkë të mbërrijë te 23%. Këta e kuptuan që taksat duhen ulur sepse jemi një nga vendet më të varfra në Ballkan. Taksimi godet njerëzit e ndershëm që nuk bëjnë matrapazlliqe. Kemi rrogat më të ulëta. Më e shkatërruar është klasa e mesme. Biden i uli taksat e shtresës së mesme. Taksat duhen të ulëta dhe të sheshta. Që të ketë zhvillim, të ketë investime. Nuk ka njeri të gëzuar që në vend të 10% të paguajë 23%.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Korça shijon dëborën e parë për këtë vit, zbardhet edhe Bulqiza (VIDEO)
Fermë kanabisi me vlerë tregu 1 milion paund, Gjykata jep masën e arrestin për grupin e shqiptarëve në Angli (FOTO-EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.012545824050903
array(1) { ["section"]=> string(135) "takse-e-sheshte-apo-progresive-denaj-ne-e-premtuam-ne-2013-dhe-na-dhane-voten-ekspertja-e-ekonomise-te-gjithe-duan-9-takse-jo-23-234881" }