Taksistja përplas makinën me dy fëmijë brenda, më pas sulmon çiftin (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 13:35 11-08-2018 Taksistja përplas makinën me dy fëmijë brenda, më pas sulmon çiftin (VIDEO) Shoferja e arrestuar

Një shofere femër është arrestuar dhe akuzuar  pas sherrit me një çift në rrugë.

 

Alyssa Jenna Mallett, 25 vjeç, po ngiste një taksi  në New York City kur ajo u ndalua nga një Nissan SUV.

Videoja tregon Mallett teksa del nga taksia dhe papritur sulmon  drejtuesin e mjetit Nissan në rrugë.

Vajza që ishte me djalin del nga makina për të filmuar ngjarjen kur Mallett fillon të godasë edhe atë.

Njerëzit përreth u munduan t’i ndajnë. Pasi ia dalin, Mullet mundohet të largohet nga vendi por djali nuk e lë, duke i zënë rrugën me makinën e tij.

Sipas policisë, çifti kishte një vajzë 11-vjeçare dhe një foshnje 2 javëshe në makinë me ta.

Mallett është akuzuar për rrezikshmëri, sulm dhe keqtrajtim ndërkohë  për çiftin nuk ka patur akuza.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010273933410645
array(1) { ["section"]=> string(79) "taksistja-perplas-makinen-me-dy-femije-brenda-me-pas-sulmon-ciftin-video-130801" }