Talebanët pretendojnë rrëzimin e avionit me ushtarakë të rangut të lartë, zyrtarët amerikanë hezitojnë të përgjigjen

Publikuar tek: bota, më 15:56 27-01-2020 Talebanët pretendojnë rrëzimin e avionit me ushtarakë të rangut të lartë, zyrtarët amerikanë hezitojnë të përgjigjen Pamjet e publikuara te avionit te dyshuar

Talebanët afganë pretendojnë se kanë qëlluar dhe rrëzuar një avion me ushtarakë amerikanë në Ghazi, në Afganistanin qëndror.

Sipas një zëdhënësi të talebanëve grupi i tyre ka marrë përgjegjësitë për këtë sulm, duke u shprehur se të gjithë anëtarët në bord kanë gjetur vdekjen.

Një gazetar në zonë tha se e kishte parë avionin të digjej. Ai shkroi në Tëitter se pa dy trupa dhe pjesën e parë të avionit të djegur plotësisht, ndërsa trupi dhe bishti i avionit kishin dëmtime të mëdha.

Majori i ushtrisë amerikane Beth Riordan u shpreh se zyrtarët ushtarakë amerikanë po hetonin raportet për një përplasje në Afganistan. Ajo tha se ishte ende e paqartë se cili avion ishte përfshirë në përplasje, por nuk pranoi të komentojë më shumë.

Nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale duken mbetjet e një aeroplani Bombardier E-11A, të cilin ushtria amerikane e përdor për mbikëqyrje elektronike në Afganistan.

Ky avion ka të instaluar sistemin BACN dhe përdoret nga ushtria për të zgjeruar gamën e sinjaleve në radio dhe mund të përdoret për të lidhur dy pajisje të ndryshme, siç është radio me telefonin.

Sistemi BACN përdoret në zonat ku komunikimi është shumë i vështirë, pasi shpërndan sinjal edhe në zonat më të largëta.

Drejtori i Ariana Airlines hodhi poshtë këto raporte për rrëzimin e avionit. Linja ajrore në pronësi të shtetit lëshoi një deklaratë në faqen e saj të internetit duke thënë se të gjithë avionët e saj operacionalë ishin të sigurt.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034960985183716
array(1) { ["section"]=> string(122) "talebanet-pretendojne-rrezimin-e-avionit-me-ushtarake-te-rangut-te-larte-zyrtaret-amerikane-hezitojne-te-pergjigjen-193304" }