Talibanët vrasin 15 policë afganë

Publikuar tek: bota, më 13:47 22-10-2019 Talibanët vrasin 15 policë afganë

Pesëmbëdhjetë policë u vranë të martën në një sulm në provincën Kunduz të Afganistanit.

Anëtari i Këshillit Provincial, Ghulam Rabbani Rabbani, tha se militantët talibanë e sulmuan postbllokun e tyre në qarkun Ali Abad.

Një zëdhënës i talibanëve konfirmoi po ashtu se ky grup qëndron pas sulmit.

Talibanët thuhet se kontrollojnë disa qarqe në Kunduz.

Ata gjithashtu kontrollojnë gati gjysmën e territorit të Afganistanit dhe kryejnë sulme pothuajse të përditshme kundër forcave të sigurisë.

Në fillim të shtatorit, i dërguari amerikan për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, arriti një marrëveshje paraprake me talibanët për t'i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan, por presidenti amerikan, Donald Trump, më vonë e shpalli procesin e paqes ‘të vdekur’./rel

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13748216629028
array(1) { ["section"]=> string(40) "talibanet-vrasin-15-police-afgane-183058" }