“Tallje trapi me paramendim”, skenaristi nuk duron dot shfaqjen me stjuardesat në rolin e kontrolloreve në stacionin e Tiranës: Fantazi e lali Erit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:39 20-02-2017 “Tallje trapi me paramendim”, skenaristi nuk duron dot shfaqjen me stjuardesat në rolin e kontrolloreve në stacionin e Tiranës: Fantazi e lali Erit

“Tallje trapi me paramendim”. Kështu e cilëson shfaqjen e dy kontrolloreve të veshura si stjuardesa në një nga stacionet e autobusit në Tiranë, skenaristi Alion Çaçi ndërsa konstaton se kjo është pjellë e fantazisë së kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Nuk ka banor Tirane që nuk ka hipur të paktën njëherë në jetë në autobus urban. Ose minimalisht ka kaluar pranë një stacioni. Dhe asnjëri nuk ka parë kurrë stjuardesa të tilla në rol kontrollorësh.

Kostum fanellatë i stolisur me një shami pioneri të vënë mbrapsht. Blloqe shënimesh të përmasave olimpike si dhe stilolaps me majë të hollë dhe bojë shkëlqyese. ASGJË nga këto nuk është reale. Është prodhim i fantazisë së Lali Erit”, arrin në përfundim skenaristi.

“Ai hipën në autobus dhe gjen më pak njerëz se një e diel në mëngjes. Zakonisht kur hipi unë, nuk hipi fare, pres tjetrin se i pari nuk ka vend. Dikush që nuk jeton në Tiranë ndihet inferior dhe i pavlerësuar nga kryetari i bashkisë së qytetit në të cilin jeton dhe duke parë këto foto, shpreh gjithë mllef "Të paktën në Tiranë janë bërë 2 gjëra". Jo, nuk është bërë asgjë. Kjo është pjesë e skenarit të filmit "Qeveria e Fasadave" me skenarist Ramën dhe regjisor Lali Erin.

Të mos sabotojmë përpjekjen për të mbajtur sytë hapur. Mos i ngrini në piedestal këto ndryshime të cilat thjesht po e çojnë qytetin dhe vendin në nivelin -477. Derisa të jemi në nivelin 0, nuk ka asgjë me të cilën të kënaqemi. Aty fillon gjithçka. Nga ai nivel ata mund të mburren që po bëjnë diçka për ne.

Edhe hiqini ato çadrat e PD-së se latë nam. Dy bulevarde kryesore që ka Tirana janë të bllokuar: njëri përgjithmonë dhe njëri përpordhë”, përmbyll pa rezerva Çaçi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025696039199829
array(1) { ["section"]=> string(149) "tallje-trapi-me-paramendim-skenaristi-nuk-duron-dot-shfaqjen-me-stjuardesat-ne-rolin-e-kontrolloreve-ne-stacionin-e-tiranes-fantazi-e-lali-erit-69348" }