‘Tani do të përdhunoj’, shqiptari tenton të abuzojë seksualisht me nënën e ish-të dashurës italiane, dënohet me burg

Publikuar tek: bota, më 11:40 25-09-2020 ‘Tani do të përdhunoj’, shqiptari tenton të abuzojë seksualisht me nënën e ish-të dashurës italiane, dënohet me burg Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një shqiptar ka tentuar të përdhunojë nënën e ish të dashurës italiane.

 

Sipas informacioneve, shtetasi me inicialet E.S., 40 vjeç ka dashur të kryejë marrëdhenie seksuale me zor me nënën e ish të dashurës së tij, një grua 57 vjeçe, në Montebelluna të Italisë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në shkurt të vitit 2018 dhe e gjitha ka nisur me një lidhje dashurie të përfunduar keq. Pasi shqiptari është ndarë nga e dashura, ai ka tentuar ta përndjekë atë.

Pas akuzës nga 57 vjeçarja, shqiptari është dënuar me 5 muaj burg nga gjykata në Itali.

“Më kapi nga krahu i djathtë dhe më tërhoqi zvarrë në cep të pallatit dhe më mbështeti në mur. ‘Tani do të të përdhunoj’, ishin këto fjalët që i përsëriteshin vazhdimisht. Ai më bëri presion’, është shprehur në gjykatë gruaja mes lotësh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012372970581055
array(1) { ["section"]=> string(119) "tani-do-te-perdhunoj-shqiptari-tenton-te-abuzoje-seksualisht-me-nenen-e-ish-te-dashures-italiane-denohet-me-burg-221619" }