Këto janë fotot që vijnë momentalisht nga qyteti i Elbasanit.
Oxhakët e firmës “Kurum” sot në metalurgji kanë nxjerr shtëllunga tymi, duke e ndotur maksimalisht ajrin për banorët që jetojnë aty pranë.
Kjo situatë është ngritur vazhdimisht si një nga shqetësimet më të mëdha që ka Elbasani nga ana e studiuesve dhe autoriteteve vendore, por askush nuk merr masa dhe të mbajë përgjegjësi.
Ndërkohë, gjithë kjo tymnajë në fund të fundit nuk shkon askund tjetër, veçse në mushkëritë e banorëve, që brenda pak kohësh konvertohet në sëmundje të rënda.
Këmbanat e alarmit bien prej vitesh lidhur me këtë problem serioz, por dukshëm kanë rënë në vesh të shurdhët.