TAP, zbulohet sa është kostoja totale dhe vlera e investuar deri tani

Publikuar tek: ekonomi, më 11:34 01-07-2016 TAP, zbulohet sa është kostoja totale dhe vlera e investuar deri tani

Për herë të parë pas fillimt të procesit të ndërtimit të projektit TAP, shefi i departamentit të Financës në kompaninë shtetërore të gazit azer Vagif Aliev, bën të ditur shifrat e investuara për këtë projekt.

  Kostoja totale e projektit parashikohet të jetë 6.3 miliardë euro. Deri tani janë realizuar 19.5% e punimeve me një kosto prej rreth 877 milionë euro. Vetë projekti TAP nuk ka deklaruar deri më sot asnjë shifër në lidhje me totalin e investimeve ose me atë çka është realizuar.

Për projektin e fushës së Shah Deniz 2 janë shpenzuar deri tani rreth 24 milionë euro.

Sipas Alief, jemi akoma në bisedime me institucionet ndërkombëtare për të tërhequr fonde për ndërtimin e Korridorit Jugor të Gazit.

Azerbajxhani do të investojë në total në projektin e Korridorit Jugor të Gazit rreth 14 miliardë dollarë, gjysma e së cilës do të huazohet nga institucionet ndërkombëtare financiare.

Socar zotëron 16.7% të aksioneve në projektin e Korridorit Jugor të Gazit, 58% në Tanap dhe 20% në TAP.

Sipas shefit të Financave , vështirësitë për investime nuk janë të mëdha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.21581888198853
array(1) { ["section"]=> string(74) "tap-zbulohet-sa-eshte-kostoja-totale-dhe-vlera-e-investuar-deri-tani-45152" }